Lajme

Zaev përpilon garancinë për të marrë mandatin nga Ivanov

Autori: Gazeta inFokus 17:49 | 13 May 2017

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev është duke përpiluar garancinë me shkrim të cilën siç mësohet nga burime brenda LSDM-së, do t’ia dorëzojë personalisht presidentit Gjorgji Ivanov.

Në këtë dokument Zaev pritet që të sigurojë kreun e shtetit se nuk do të shkelet Kushtetuta dhe nuk do të ndryshohet sistemi unitar i shtetit. Por mbetet e paqartë nëse në tekst Zaev do të distancohet në mënyrë decide edhe nga deklarata e përbashkët e partive shqiptare, apo siç Ivanov e ka quajtur “platforma e Tiranës”.

Ky ka qenë edhe kushti kryesor të cilin Ivanov e ka vendosur që në fillim si shkak për mosdhënien e deritanishme të mandatit që Zaev të formojë Qeverinë e re. Edhe në kumtesën e fundit lëshuar nga villa presidenciale në Vodno, Ivanov ka thënë se kërkon garanci në formë të shkruar nga Zaev dhe liderët e partive që përbëjnë shumicën e re parlamentare se nuk do të shkelet Kushtetuta dhe se do të hidhet e ashtuquajtura platforma e Tiranës.

-Advertisement-

Takimi i kreut të LSDM-së, Zoran Zaev dhe presidentit Gjorgji Ivanov pritet të mbahet në fillim të javës së ardhshme. Menjëherë pas këtij takimi, ose në të njëjtën ditë Ivanov pritet të jep edhe përgjigjen nëse do t’i jep Zaevit mandatin ose jo. Një letër me kërkesë për të ndarë sa më shpejtë mandatin për formimin e Qeverisë, Ivanovit i ka dërguar ditë më parë edhe kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi, në të cilën ai e njofton edhe për formimin e shumicës së re parlamentare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera