Zaev mesazh Serbisë dhe Kosovës: Zgjidhja duhet të gjendet përmes dialogut
Autori: Gazeta inFokus 20:42 | 28 September 2021
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i vlerësoi ngjarjet e fundit midis Serbisë dhe Kosovës si “të pakëndshme”, duke apeluar që të “kthehen prapa” të gjithë ata që dërgojnë mesazhe të këqija.
Sipas tij, një zgjidhje e qëndrueshme për situatën duhet të gjendet përmes dialogut.
“Ngjarjet që pamë në Kosovë janë të pakëndshme. Ngjarjet që po shohim midis dy vendeve janë të pakëndshme. Ne vetëm mund t’u bëjmë thirrje të gjitha palëve, madje edhe qytetarëve, të huajve apo kujtdo, që mos të dërgojnë mesazhe jo të mira”, tha Zaev në një konferencë për media.
Kryeministri i Maqedonisë Veriore theksoi se “si admirues i dialogut dhe bisedimeve, duke krijuar miqësi”, ai mbetet një mbështetës i udhëheqësve të ulur në tryezë duke diskutuar zgjidhjet e mundshme.
“Shpresoj që i gjithë rajoni ynë të ulet në tryezë dhe të diskutojë të gjitha zgjidhjet e mundshme,” tha Zaev.
Duke iu përgjigjur pyetjes se si ndikojnë ngjarjet në Kosovë dhe Serbi në nismën “Ballkani i Hapur”, Zaev tha se vendet e Ballkanit që aspirojnë për anëtarësim në Bashkimin Evropian duhet të përdorin të gjitha mundësitë për bisedime, partneritet, si dhe bashkëpunim dypalësh dhe shumëpalësh
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...