Auto&Tech

Youtube ka fshirë 50 kanale për fëmijë me përmbajtje të papërshtatshme

Autori: Gazeta inFokus 16:20 | 24 November 2017

Karaktere si Spiderman dhe Elsa nga filmi Frozen janë shikuar miliona herë ku shfaqen duke gjuajtur me armë.

Youtube ka shtuar përpjekjet për të eliminuar videot për fëmijë që kishin përmbajtje e dhunshme dhe seksuale pas kritikave të shumta që erdhën në drejtim të kompanisë.

Platforma më popullore në botë e videove eliminoi të paktën 50 kanale përdoruesish javën e kaluar dhe bllokoi reklamat për 3.5 milion video.

-Advertisement-

Youtube është një prej operacioneve me rritjen më të shpejtë të Google. Megjithatë prindërit, regullatorët, reklamuesit dhe agjencitë ligj zbatuese kanë shtuar shqetësime për natyrën e hapur të shërbimit.

Ata kanë kërkuar nga Google të bëjë më shumë për të bllokuar dhe ndaluar videot e papërshtatshme për fëmijët.

Raportet e para erdhën para dy javësh të cilat tregonin këtë anë të errët të Youtube. Kompania bazohet në kërkesat e përdoruesve, një panel ekspertësh dhe algoritme për të moderuar përmbajtjet.

Karaktere si Spiderman dhe Elsa nga filmi Frozen janë shikuar miliona herë ku shfaqen duke gjuajtur me armë.

Por ka video të cilat nuk janë raportuar dhe vijojnë të mbajnë reklama. Të tilla përmbajtje bllokohen automatikisht në aplikacionin Youtube Kids.

Ata nuk mund të shihen edhe sikur fëmijët të hyjnë përmes uebsajtit vetëm nëse janë kyçur me një llogari të rriturish.

Megjithatë sipas New York Times ka pasur raste kur video të tilla kanë “rrëshqitur” dhe publikuar në sajtin dhe aplikacionin për fëmijë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera