Sport

Young ia siguron tri pikë Manchester Unitedit ndaj Brightonit

Autori: Gazeta inFokus 17:56 | 25 November 2017

Manchester United e ka mposhtur Brightonin me rezultat minimal 1-0 në “Old Trafford” të shtunën pasdite, në kuadër të xhiros së 13-t të Premier Ligës.

Ndeshja u dominua nga vendasit, të cilët golin e fitores e shënuan përmes Ashley Young në minutën e 66’, raporton Express.

Skuadra e Jose Mourinhos e ruan pozitën e dytë në renditjen tabelore me 29 pikë, katër më shumë se Chelsea, e cila ka një ndeshje më pak.

-Advertisement-

Manchester City vazhdon të jetë lider me 34 pikë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar se Manchester United.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera