Ymeri: Thaçin, Mustafën e Ramën i shpallëm tradhtarë për Asociacionin, Kurti në fund vetë e pranoi

Autori: Gazeta inFokus
22:32 | 25 October 2023
Analisti politik, Visar Ymeri, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti, e ka pranuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, kurse për një gjë të tillë i kishe shpallur tradhtarë, Hashim Thaçin, Isa Mustafën e Edi Ramën.
“Hashim Thaçin e kemi shpallur tradhtar për shkak të Zajednicës së 2013-tës, Isa Mustafës për shkak të 2015-tës,edhe Edi Ramën, dhe Albin Kurti i pranon të gjitha këto…”, tha ai në Debat Plus.
Ai tha se dita e nesërme do jetë ditë e rëndësishme për dialogun Kosovë – Serbi. Arsyeja e parë sipas tij janë zhvillimet e fundit dhe dallimet e qëndrimeve të pjesëtarëve të pozitës.
“Nesër do jetë ditë e rëndësishme për të ardhmen e dialogut. Për shkak të zhvillimeve që I kemi pas deri tash… e dyta që e bën këtë ditë të rëndësishëm janë deklarimet e krerëve institucional, kryeministrit, ministrat, presidentes, që na bën neve sot absolutisht të pamundur se çfarë do të bëjnë nesër”, tha ai.
“Nëse i merr i lexon deklaratat rreth dialogut prej 24 shtatorit, kryeministri, ministri i MPB-së, presidentja, kryetari i kuvendit, ministrja e MPJ-së, deputetët njëri pas tjetrit. Ti thu çfarë do të bëjmë me këtë dialog, a ka vdekur dialogu a është gjallë, a vazhdon apo jo, a e kemi pranu marrëveshjen apo jo, a ka dallim plani i sekuencimit tash që ka ardhë me të kaluarin…Krejt kjo përpjekje që e ka bërë Qeveria e Kosovës a ia ka heqë ndonjë presje këtyre dokumenteve shumica prej tyre më të vjetra se përpjekja e Qeverisë. Këtë e ka për detyrë Kurti me na tregu”, ka vijuar ai.
Ymeri tha se duhet të shihet nëse ia kanë vlejtur të gjitha sanksionet kundër Kosovës, që të sjellët një dokument për Asociacionin i cili mund të jetë i njëjtë me të kaluarin.
“A ia ka vlejtur që të kemi sanksione, a ia ka vlejtur që Kosova të kritikohet nga të gjithë, a ia ka vlejtur që kryeministrin të mos e takojë askush sepse është në sanksione, për me ardhur të dokumenti që Edi Rama e pat dorëzu, që e kemi shpallur tradhtar të interesit kombëtar”, tha ai.

Të tjera
-
“I vyshkur në ballë por i thelluar në burrni – Hero i Kosovës, dëshmitarët e Hagës, pjesë e një rrëfimi gënjeshtër”, Baton Haxhiu për Thaçin
“I vyshkur në ballë por i thelluar në burrni – Hero i Kosovës, dëshmitarët e ...
-
Abdixhiku: Opozita nuk është e bashkuar, nuk është një subjekt i vetëm politik
I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kritikuar kryemin...
-
Vizita e Thaçit në QKUK, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka komentuar mënyrën se si ...
-
“Më i madhi në historinë e Ballkanit trajtohet si kriminel – ma gjeni një të dytë si ky”, Azdren Shala për Thaçi
Opinionisti Azdren Shala ka komentuar rikthimin e Hashim Thaçit në Kosovë, pë...
-
Trump me komplimente për Rutte: Po e forcon NATO’n, kam luftuar që ta ketë këtë detyrë, kemi qëllime të njëjta në mendje
Presidenti amerikan, Donald Trump ka lavdëruar sekretarin e përgjithshëm të N...
-
Çitaku e shpërndan postimin e Edi Ramës për Hashim Thaçin: Në mungesë të Kryeministrit të Kosovës
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka shpërndarë në Facebook-un e saj posti...
-
Dakaj: Specialja i bëri padrejtësi të madhe Thaçit, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti janë nxitësit e urrejtjes ndaj tij dhe UÇK-së
Gazetari Shkelzen Dakaj ka reaguar ashpër pas vizitës së ish-presidentit Hash...
-
Dy ish-banorë të BBV do të kandidojnë në zgjedhjet e 11 majit për partinë e Sali Berishës
Dy ish-banorë të BBV do të kandidojnë në zgjedhjet e 11 majit për partinë e S...
-
“Burrë”, Edi Rama shpërndan foton që u shkrep në QKUK ku Thaçi ishte për ta takuar babain e sëmurë
Kryeministri i Shqipërisë, ka publikuar fotografinë e ish-presidentit të Koso...
-
Katër të lënduar në një aksident në Strellc të Deçanit
Të paktën katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti traf...
-
Shqiptari mạsakroi me thịkë bashkëshorten dhe u hodh nga kati i dytë i banesës/ Publikohen pamjet e viktimave
Një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë mesditën e së mërkurës, kur një shqiptar...
-
Behrami: Hashim Thaçit iu shkelën të drejtat që nga dita e parë- Specialja ia anulonte vizitën për arsye politike
Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka fajësuar Gj...