Ymeri: Osmani e Kurti s’mund ta durojnë mendimin ndryshe, të dy janë grindavecë
Autori: Gazeta inFokus 22:22 | 09 September 2024
Njohësi i çështjeve politike, Visar Ymeri, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti duhet t’ia shpjegojnë qytetarëve se pse gjatë rrugës në pushtet e kanë ndërruar qasjen e tyre.
Ai, tha se nëse të dy e shohin si armiqësor njëri-tjetrin, kjo do të ishte problem për shtetin.
“Njëri prej tyre ose të dy duhet me dalë me shpjegu ku janë nda këto rrugë, pse e kanë një qasje tjetër karshi asaj që e kanë pas dje. Problemi është që në këtë rast, për shkak të karakterit të tyre, këtu ten a mospajtimi është automatikisht armiqësi, kur presidentja e kryeministri e shohin si armiqësor njëri-tjetrin, kjo është problem për republikën”, tha ai.
Sipas Ymeri, Osmani e Kurti nuk mund ta durojnë mendimin ndryshe derisa shtoi se të dy janë grindavecë.
Ai theksoi se Osmani mund ta dëmtojë elektoralisht në zgjedhjet e ardhshme kryeministrin Kurti.
“Të dy janë grindavecë, nuk mujnë me duru mendimin ndryshe, mendimi ndryshe për ta është armiqësim. Në këtë rast shumë më shumë duhet të flasim për kryeministrin se për presidenten për shkak të pushtetit që e ka. Kurti është më i pushtetshëm se Osmani në masat popullore, mendoj që niveli i popullaritetit nuk është krejt jomeritë e Osmanit. Mendoj që mospërkrahja e Osmanit për Kurtin do ta dëmtojë ata elektoralisht. Niveli i këtij dëmtimi, i perceptuar nga VV do të jetë korrenspodnues me egërsinë ndaj sulmeve për Vjosën në të ardhmen, të tilla do të ketë, vetëm kur ia nisin e si ia nisin”, tha ai në “Debat Plus”.
Të tjera
-
Dimal Basha i bie pishman që e quajti Sami Lushtakun “bandit”
Pas akuzave nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu që nënkryetari i komu...
-
Prokurorja thotë se është vërtetuar fajësia e Andi Pajazitit, mbrojtja kërkon që ai të shpallet i pafajshëm
Në fjalën përfundimtare të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, prokuro...
-
Hamza viziton një fermë në Keqekollë: Kosova duhet ta rris prodhimin vendor
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza përmes një postimi në Facebo...
-
Pas akuzës nga Haxhiu, Basha e quan Sami Lushtakun “bandit”
Pas Albulena Haxhiut, edhe Dimal Basha i Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar nda...
-
Krasniqi: VV-ja ndoshta detyrohet të largohet nga pushteti pa dhunë, por s’largohet pa sherr
Milazim Krasniqi, profesor universitar, ka shkruar një status, në të cilin ka...
-
Albulena Haxhiu e akuzon Sami Lushtakun: Mbrëmë personalisht tentove ta sulmoje eskortën e Kryeministrit
Kryeministri Albin Kurti nuk është pritur mirë mbrëmë në Skënderaj, me dhjetë...
-
Kryeministri i Serbisë dha dorëheqje: Çka pritet tash?
Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, dha dorëheqje nga posti, mes valës s...
-
Ambasadori i Finlandës: Kosova mund të zbusë ndikimin e presioneve të jashtme dhe të fuqizoj themelet e veta demokratike
Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, tha se Ballkani Perëndimor ...
-
Lendita Bekteshi mesazh qytetarëve: LDK-ja është si një familje, ky është momenti që e kemi pritur
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Lendita B...
-
Jeta Rafuna: Kryeqyteti e refuzon mashtrimin, Prishtina është LDK
Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Jeta Rafuna- Hasani, ka ndarë pa...
-
Haradinaj: Lista e Koalicionit për Kosovën Fituese është një kombinim i mrekullueshëm me emra të njohur të dijes e të politikës
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka thënë se lista e Ko...
-
Kryeministri i Serbisë jep dorëheqje
Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka dhënë dorëheqje, kanë raportuar m...