Lajme

Ymeri: Arrestimi i deputetëve u bë në mënyrë brutale, u lënduan edhe aktivistë të tjerë

Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 24 November 2017

Mëngjesin e sotëm u arrestuan tre deputetë të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes teksa po futeshin në seancën e paralajmëruar për sot.

Albin Kurti, Donika Kadaj Bujupi, dhe Albulena Haxhiu janë deputet e arrestuar sot, shkruan infokusi.com

Pas arrestimit lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se urdhëresa është politike ndërsa zbatimi i tij u bë në mënyrë brutale.

-Advertisement-

“Të gjithë ishi dëshmitarë që arrestimi i tre deputetëve të Kuvendit të Kosovës u bë në mënyrë brutale dhe me urdhëresë politike” ka Ymeri.

Ai ka thënë gjithashtu se deputetë ishin duke hyrë në seancën e sotme të Kuvendit.

“Tre deputetë ishin duke ardhë në seancën e sotme të Kuvendit por u arrestuan në mënyrë brutale dhe u lënduan disa aktivistë të Vetëvendosjes” ka përfunduar Ymeri.

Dy ditë më parë në seancën gjyqësorë për katër aktivistë të VV munguan tre prej tyre me që rast u u njoftua se do të lëshohet fletarrestim për ta ndërsa mbrëmë policia ka marrë urdhrin për arrestimin e tyre./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera