Rozë

Yllka Gashi pasi mërgimtarëve iu kërkohet testin PCR: “Me këtë pafytyrësi jeni ba të gërditshëm”

Autori: Gazeta inFokus 22:49 | 11 February 2021

Aktorja e mirënjohur kosovare Yllka Gashi ka vendosur që përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” të shpreh pakënaqësinë e saj lidhur me vendimin që u mor sot për mërgimtarët të cilët dëshirojnë të votojnë në Kosovë.

Duke marrë parasysh që tubimet politike po mbahen pa maska e pa distanca sipas rregullave të covidit, Yllka shprehu mendimin e saj lidhur me këtë padrejtësi, shkruan Indeksonline.

“Mërgimtarëve po ju lypni teste PCR, e kta tjerët që po i mledhni masovikisht nëpër tubime a po i testoni?!

-Advertisement-

As maskat nuk po i mani ju vet, shumica e politikanve që po lypni vota prej popullit, po prini me shembull t’keq, midis pandemisë.

Joe Biden i fitoi zgjedhjet në Amerikë ku jon ma shumë se 300 milionë banorë, nëpër parkingje me distancë fizike e me maska krejt.

A ju që s’keni as jod e fasha sterile nëpër spitale i rrezikoni njerëzit nëpër tubime e po ua rononi gjendjen edhe ma shumë punëtorëve mjekësor veq për interesat e juja personale e apetitin politik. Se për Kosovë që nuk ja u nin’ fort moti e kemi kuptu.

Me kto standarde të dyfishta e me këtë paftyrësi jeni ba të gërditshëm. Marre!” shkroi ajo në postimin e saj.

Mërgimtarëve po ju lypni teste PCR, e kta tjerët që po i mledhni masovikisht nëpër tubime a po i testoni?!
As maskat…

Posted by Yllka Gashi on Thursday, February 11, 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera