Sport

Ylli që nuk po shfrytëzohet nga Barcelona

Autori: Gazeta inFokus 18:27 | 26 September 2017

Sergio Roberto edhe në këtë sezon do të vuaj tek Barcelona.

Mesfushori spanjoll kishte probleme me Luis Enriquen, pasi nuk luante në mesfushë, por si mbrojtës i djathtë, andaj tani po i ndodh edhe më keq.

Me ardhjen e Ernesto Valverdes dhe me transferimin e Semedos, u mendua se Roberto do të luante në pozicionin e tij natyral, në mesfushë, por kjo gjë nuk do të ndodh, transmeton ORAinfo nga AS.

-Advertisement-

Spanjolli më shumë po qëndron në bankën rezervë se sa që po luan, pasi Semedo është duke shkëlqyer në atë krah, dhe në mesfushë, Valverde po preferon para tij, Iniestan, Busquetsi, Paulinhon ose Rakiticin.

Mundësia e tij e vetme që të mos bije në formë, është që ai të largohet nga katalonasit, pasi Manchester United dhe Chelsea e donin transferimin e tij në këtë verë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera