Sport

Ylli i PSG-së ua konfirmon bashkëlojtarëve në zhveshtore se do të largohet në janar

Autori: Gazeta inFokus 18:39 | 21 December 2017

Mesfushori argjentinas Javier Pastore mbrëmë e luajti ndeshjen e fundit për Paris Saint-Germainin, pasi do të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit, sipas gazetës “Le Parisien”.
Sipas të përditshmes franceze, 28-vjeçari është rrëfyer para shokëve të skuadrës në zhveshtore pas ndeshjes ndaj Caen se do të largohet nga Parisi gjatë janarit, transmeton Express.

Pastore dëshiron të luajë më shumë minuta, në mënyrë që të fitojë vend në Kombëtaren e Argjentinës për Kupën e Botës, që mbahet vitin e ardhshëm në Rusi, duke ditur se trajneri spanjoll i PSG-së, Unai Emery nuk është duke i dhënë hapësirë të mjaftueshme atij.

Sipas “Le Parisien”, Pastore është në negociata me Interin, i cili e do argjentinasin në formë huazimi me opsion për ta blerë, një formulë kjo që megjithatë nuk e bind skuadrën nga kryeqyteti francez, të cilës i duhen para për ta balancuar llogarinë bankare dhe ta kalojë testin e Financial Fair Play të UEFA-s.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera