Sport

“Ylli” maroken pranë bashkimit me Cristiano Ronaldon

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 20 June 2023

Hakim Ziyech, mesfushori me tipare sulmuese nga Maroku, një nga elementët më të rëndësishëm të “Luanëve të Atlasit”, mësohet se është shumë pranë nënshkrimit me Al Nassr, ekip ku luan Cristiano Ronaldo.

Lajmi bëhet i ditur nga gazetari italian, Rudy Galetti, i cili shton se një delegacion i ministrisë së sportit të Arabisë Saudite po punon për të arritur një marrëveshje me “blutë”, pasi ka rënë dakord për kushtet e kontratës me ish-yllin e Ajaxit.

Duhet pranuar se, edhe pse u transferua me shumë bujë në “Stamford Bridge”, marokeni kurrë nuk e gjeti veten në ekipin londinez.

-Advertisement-

Sezonin e kaluar, Ziyech luajti 24 ndeshje, të ndara në vetëm 929 minuta dhe shënoi tre gola me Chelsea-n.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy