Sport

Ylli i Lazios i dëshpëron skuadrat e mëdha

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 03 Janar 2018

Mesfushori i Lazios, Sergej Milinkovic-Savic, ka insistuar se nuk mendon të largohet nga skuadra gjatë janarit.

Përfaqësuesi serb është njëri ndër lojtarët më të përmirësuar në Serie A këtë sezon, me Manchester United që besohet se po i përgatit hiç më pak se 107 milionë euro për të, transmeton Express.

Ndër skuadra tjera të mëdha të interesuara për të është edhe Paris Saint-Germain.

-Advertisement-

Megjithatë, ai ka thënë se nuk po mendon ta braktisë Lazion sepse është shumë i lumtur në Romë.

“Momentalisht jam i siguruar në ndeshjet e Lazios. Këtë sezon, Serie A është rritur tejet shumë në cilësi. Nuk mendoj për largim nga Lazio, sepse jam shumë i lumtur këtu në Romë”, ka thënë ai për Novosti.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy