Sport

Ylli kolumbian largohet nga Olympiacos pas vetëm 7 muajsh

Autori: Gazeta inFokus 14:23 | 14 April 2023

Ka zgjatur vetëm 7 muaj aventura greke për fantazistin kolumbian James Rodriguez. I transferuar te Olympiacos në fund të verës së kaluar, James ka vendosur të prishë kontratën me marrëveshje me klubin nga Pireu.

Ende nuk dihen shkaqet e divorcit, teksa lajmi është dhënë nga vetë klubi grek në rrjetet sociale, ku theksohet se James Rodriguez do të vijojë të mbetet anëtar i familjes “bardhekuqe”.

James Rodriguez u rikthye në Europë verën e kaluar dhe në 7 muajt e tij te Olympiacos luajti 24 ndeshje, duke shënuar 5 gola dhe asistuar 6 të tjerë. Megjithatë kur dukej se palët po negocionin rinovimin, erdhi edhe vendimi për “divorc”.

-Advertisement-

Fantazisti kolumbian ka një karrierë të ndritur, pasi ndër vite ka veshur fanellat e skuadrave si Monaco, Porto, Real Madrid, Bayern Mynih, Everton dhe pak muaj te Al Ryan në Katar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera