Lajme

Ylli i Superligës së Kosovës e quan demagog kryeministrin Kurti

Autori: Gazeta inFokus 23:58 | 19 January 2022

Paralajmërimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike ka shkaktuar pakënaqësi dhe reagime të shumta nga qytetarët e Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Madje nga disa politikanë opozitar janë paralajmëruar protesta kundër rritjes së çmimit të rrymës.

Një reagim për gjithë këtë situatë e ka pasur edhe futbollisti i Superligës së Kosovës, Qemail Elshani, i cili para pak ditëve u largua nga klubi i Feronikelit.

-Advertisement-

Elshani përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në facebook e ka quajtur demagog kryeministrin Albin Kurti.

Mesfushori nga Drenasi ka shkruar se Kurti me teoritë e tij është në gjendje më i bë me qajtë për gjendjen në KEDS dhe me dalë në protestë që populli vet me kërku me u shtrenjtu rryma.

Tutje ai ka shtuar se populli i Kosovës kurrë s’ka ditë me vendos për të ardhmen, duke treguar se ky ishte postimi i tij i parë politik.

Më poshtë keni reagimin e plotë të Qemail Elshanit, i cili ka një karrierë të bujshme në futbollin kosovar./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera