Sport

Ylli i Romës e paralajmëron Real Madridin

Autori: Gazeta inFokus 17:05 | 26 November 2018

Roma do të përballet nesër (e martë) me Real Madridin në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Aleksandar Kolarov ka thënë se Roma po kalon nëpër një formë të dobët në ligë, mirëpo ata do të këndellen.

“Skuadra po kalon nëpër një formë të dobët në ligë, por unë jam i sigurt që në fund do të përfundojmë në top katërshe”, ka thënë mbrojtësi.

“Liga e Kampionëve është një kompeticion shumë i rëndësishëm për ne, andaj do të luajmë si një ndeshje shumë e rëndësishme.

-Advertisement-

“Ata (Real Madrid) e kanë fituar Ligën e Kampionëve tre herë rresht, por ajo nuk do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, duke parë formën e tyre.

“Ne do të fokusohemi totalisht në ndeshjen ndaj tyre, pasi duam t’i marrim tri pikë dhe asgjë tjetër”, ka shtuar më tej Kolarov.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera