Sport

Ylli i Prishtinën tregon se sa kilometra ka vrapuar në ndeshjen ndaj Dritës

Autori: Gazeta inFokus 21:25 | 24 February 2021

Prishtina e ka arritur edhe fitoren e tretë radhazi në stinorin pranveror në kampionat dhe ka shkuar në serinë e 14-të ndeshjeve pa humbje, shkruan Gazeta inFokus.

‘Bardhekaltërit’ pasditen e së mërkurës e kanë mposhtur Dritën me rezultat 2-0, në sfidën e luajtur në kuadër të xhiros së 21-të në elitën e futbollit kosovar.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet, golat për skuadrën e drejtuar nga Zekrija Ramadani i shënuan Leotrim Bekteshi dhe Tun Bardhoki.

-Advertisement-

Në këtë përballje nga minuta e parë luajti edhe Leonit Abazi, i cili ishte njeri prej lojtarëve më të dalluar te Prishtina.

Pas përfundimit të ndeshjes futbollisti nga Gjilani në ‘story’ të llogarisë së tij zyrtare në facebook përmes një aplikacioni matës ka publikuar kilometrat e vrapuar dhe shpejtësinë më të madhe të arritur në këtë duel.

Abazi ka zbuluar se gjatë ballafaqimit me gjilanasit ka vrapuar 8.8 kilometra me një shpejtësi deri në 31 km/h.

Më poshtë i gjeni statistikat e Leonit Abazit në ndeshjen, Prishtina 2–0 Drita./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera