Sport

Ylli i madh, i rradhës te skuadra e Llapit!

Autori: Gazeta inFokus 22:39 | 22 September 2018

Pas Mirlind Dakut që u shendrrua në golador te skuadra e Llapit, tashmë rradha po i vie një tjetër futbollisti të tregoj veten, shkruan futbollikosovar.com.

Ishte pjesë e Vllaznisë së Pozheranit, ku u bë i njohur kampionatin që shkoj, duke shenuar disa gola në fanellen e kësaj skuadre.

Bëhet fjal për Festim Alidemën, që një vitë më parë në një aksident komunikacioni humbi katër antar të familjës, por Festimi gjeti forcën dhe motivin për të vazhduar ëndërrën e kamoshme.

-Advertisement-

Tashmë në edicionin e ri ai po shkëlqen nënurdhrat e trajnerit Bylbyl Sokoli.

Alidema tashmë ka shenuar katër gola, tre prej tyre sot ndaj Lirisë, që i mundësuan skuadrës së tij, Llapit të merr tri pikë mjaft të mëdha në një udhtim të vështir siç është ai në Prizren.

Por Alidema ka rastin të tregoj veten edhe në ndeshjet e ardhshme ngase besimi i ‘Profës’ për të është i madh, e kjo shihet në minutat që i jep në ndeshjet e këtij edicioni.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera