Sport

Ylli i Liverpoolit: S’jam i kënaqur me paraqitjet e mia

Autori: Gazeta inFokus 16:44 | 11 March 2021

Mesfushori i Liverpoolit, Thiago Alcantara, ka deklaruar se nuk është i kënaqur me paraqitjet e tij kohëve të fundit, shkruan Gazeta inFokus.

29 vjeçari u transferua në ‘Anfield’ gjatë verës së kaluar dhe si duket nuk është i lumtur me përformancën e tij.

“Nuk e lexoj asnjë fjalë që njerëzit e thonë për mua. E di që i kam marrë disa kritika për paraqitjet e mia, por unë nuk jam i lumtur me paraqitjet e mia që prej se kam ardhur këtu”.

-Advertisement-

“Një klub i ri, situatë e çuditshme, e kisha një lëndim të fortë, prandaj ishte e vështirë ta gjeja ritmin, por ky nuk është arsyetim”, është shprehur përfaqësuesi i Spanjës.

Kujtojmë që Alcantara u transferua nga Bayern Munichi tek Liverpooli për 48 milionë euro./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera