Sport

Ylli i Bayern Munich zbulon se si e shkarkuan Ancelottin

Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 20 October 2017

Arjen Robben më në fund ka zbuluar se si e shkarkuan Carlo Ancelottin nga Bayern Munich.

Lojtari holandez ka thënë se ata nuk mund ta përballonin humbjen nga Paris SAint Germani me rezultat 3 me 0 në Ligën e Kampionëve, andaj ai së bashku me Manuel Neuer, Thomas Muller dhe Jerome Boateng ka shkuar tek Karl-Heinz Rummenigge që ta kërkojnë shkarkimin e tij.

“Humbja ndaj PSG-s të dhemb, pasi ju jeni përgatitur për një ndeshje të madhe dhe dëshironi që ta fitoni atë. Unë isha i pakënaqur me stërvitjet që bënim, pasi akademia ku stërvitet djali im i kanë stërvitjet më të mira se ne nën Ancelottin”, ka thënë Robben, transmeton ORAinfo.

-Advertisement-

“Unë dhe shokët e mi në skuadër kemi biseduar me presidentin e klubit ku e kemi kërkuar shkarkimin, pasi unë jam këtu që nëntë sezone dhe gjithmonë dua të fitoj trofe të mëdhenj, por jo edhe me trajnerin që kishim”, ka shtuar holandezi./ORAinfo/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera