Rozë

“Yll të bën një kirurg plastik i vëmendshëm”, Olti Curri ironizon me Alketa Vejsiun

Autori: Gazeta inFokus 11:59 | 23 August 2020

Olti Curri ka thumbuar moderatoren.

lketa Vejsiu ka postuar një shkrim motivues në Instagram, ose më saktë një mendim në formën e një shkrimi, ku tregon për të gjithë vajzat që e ndjekin cili është “sekreti i bukurisë”.

Ndër të tjera ajo thotë se të jesh e bukur shkon përtej buzëve të fryra, fotove të Instagram-it dhe botës fallco që media dixhitale servir. Për të bukuria shihet tek dija, aftësia krijuese apo cilësitë e mira që ka cilado prej vajzave.

-Advertisement-

Blogeri Olti Curri ka nxjerrë një lajm që është bërë pikërisht nga shkrimi i moderatores, i cili në titull ka frazën: “Alketa del kundër standarteve të bukurisë…”

Bashkangjitur me të Olti ironizon shkrimin:

“Ka shumë të drejtë. Yll të bën një kirurg plastik i vëmendshëm që para se të të bëj anestezinë, lexon sms-në që i ke dërguar ku i kujton që mos të të bëjë copy-paste si Tuna”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera