Ylber Ramadani: Ndaj Suedisë vetëm për fitore, humbja ndaj Kilit na zbriti me “këmbë në tokë”
Autori: Gazeta inFokus
19:25 | 24 March 2024
Kombëtarja shqiptare do të luajë ditën e nesërme me Suedinë, miqësoren e dytë pas Kilit. Kuqezintjë do të kërkojnë të reagojnë pas disfatës 3-2 ndaj kilianëve, teksa në “Friends Arena” në Stokholm do të kërkojnë vetëm fitoren.
Në prag të duelit me suedezët në konferencën për shtyp së bashku me Sylvinhon ishte i pranishëm edhe Ylber Ramadani. Mesfushori shpehet i bindur se ditën e nesërme në orën 19:00 do të marrin fitoren.
“Humbja me Kilin ju ka kthyer me “këmbë në tokë”? Normalisht jemi duke luajtur me kundërshtarë të nivelit të lartë. Janë ekipe që kanë forcë dhe janë një parapërgatitje për ndeshjet e Euro 2024. Sigurisht që humbja na ka zbritur me “këmbë në tokë”.
Atmosfera në ekip? Atmosfera është fantastike. Ju e dini, por të gjithë jemi të bashkuar. Nesër do të japim maksimumin për të triumfuar dhe për të arritur te fitorja.
Çfarë duhet të ndryshojmë për nesër? Duhet të ndryshojmë çasjen, të futemi në fushë seriozisht dhe të mos e marrim ndeshjen shumë lehtë. Siç dihet Suedia është një ekip shumë i fortë, por ne do të futemi në fushë vetëm për fitoren.
A ju kanë kapluar “ethet” e listës finale për në Euro 2024? Zgjedhjet i bën trajneri dhe ne duhet të luajmë për t’i treguar trajnerit se ne e meritojmë të jemi atje. Nuk mendoj se është kjo arsyeja pse humbëm me Kilin. Unë gjithmonë e them përpara vihet grupi. Jam apo nuk jam do të jem gjithmonë në mbështetje të skuadës.
Mesazhi për tifozët? Ndeshja me Kilin në 15 minutat e para e morëm lehtë, por nesër do të luajmë me seriozitet dhe të marrim fitoren.
Dueli me Suedinë, kundërshtar fizik? Është një ekip i fortë fizikisht dhe është një përgatitjet për Euro 2024. Ne e kemi studiuar dhe do të bëjmë maksimumin ndaj Suedisë“.

T� tjera
-
Vdes ambasadori rus në SHBA/ Alexander Darchiev ndërroi jetë papritur në moshën 66-vjeçare
Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara, Alexander Darchiev, ka ndërruar j...
-
Kërceli i përgjigjet Abdixhikut: S’thashë se gruaja juaj ka tregtuar energji, por se ka kompani për tregtim të energjisë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, i ka reaguar kryetarit të LDK...
-
Kurti udhëton drejt Irlandës, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Republikës së Irlandës...
-
Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë
Kryeministri Rama është shprehur nga Dublini se Shqipëria ka një mundësi real...
-
Në Veri zbulohen dy lokale ku organizohen lojëra te bixhozit, katër persona përfundojnë në Polici
Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka asistuar Inspektorët sanitar në dy ...
-
Trump thotë se SHBA-ja e ka fituar tashmë luftën me Iranin – tani kërkon “fitore totale”
Presidenti amerikan Donald Trump pretendon se Uashingtoni e ka fituar tashmë ...
-
Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë
Kryeministri Rama është shprehur nga Dublini se Shqipëria ka një mundësi real...
-
“Albina, ka paditur edhe Lirim Mehmetajn” – Abdixhiku i reagon Kërçelit: Bashkëshortja ime nuk është marrë kurrë me tregti të energjisë elektrike
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas deklaratave të deputetit t...
-
Bajrami: Procesi në Hagë prek esencën e shtetësisë së Kosovës
Akademiku Arsim Bajrami ka vlerësuar se procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-kre...
-
KEK-u reagon para protestës së sindikatës: Kërkesat e punëtorëve do t’i shqyrtojmë pas stabilizimit të situatës
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka reaguar lidhur me paralajmërimin për...
-
Rizvanolli i përgjigjet Daut Haradinajt: Nuk kam parë asnjë fakt që është blerë rrymë nga kompanitë serbe
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, i është përgjigjur deklarimeve të D...
-
Shiroka Pula: Cilësia e shëndetësisë matet me profesionalizmin e personelit dhe rezultatet e shërbimeve
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka thënë se cilësia e shërbimeve...

































