Rozë

Yjet e muzikës, një këngë për Porto Rikon (Video)

Autori: Gazeta inFokus 08:53 | 07 October 2017

Yjet e muzikës janë bashkuar në një këngë, që ka si qëllim të mbledhë ndihma për ishullin e shkatërruar nga uragani “Maria”, Porto Riko.

“Almost Like Praying” është shkruar nga Lin-Manuel Miranda, e pjesë e saj janë Gloria Estefan, Rita Moreno, Jennifer Lopez dhe Marc Anthony.

Uragani “Maria” shkatërroi Porto Rikon me erëra të fuqishme dhe shira të rrëmbyeshëm, e pjesa më e madhe e ishullit vijon të mbetet pa energji elektrike. Në lirikën e këngës përmenden të 78 qytetet e ishullit, e siç thotë Miranda, “nëse ne e kemi bërë mirë punën tonë, ata nuk do të harrohen kurrë më”.

-Advertisement-

“Almost Like Praying” përzien lirikën në spanjisht dhe anglisht dhe merr elemente intonative nga kënga “Maria” e “West Side Story”. Të gjitha të ardhurat që do të mblidhen nga kënga do t’i shkojnë një fondi për Porto Rikon.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera