Rozë

Yjet e ‘Game of Thrones’ martohen

Autori: Gazeta inFokus 15:36 | 27 September 2017

Jon Snow mbase nuk dinte gjë, por Kit Harington, që lunate në serialin “Game of Thrones” dukej megjithatë se di mjaftnë vendimin përfundimtar: Tani ai dhe aktorja Rose Leslie janë fejuar , shkruan People magazine.

Ygritte e Jon Snow ishin çift në serialin Game of Thrones, ku si personazhe ata ishin të dashuruar, të cilët aktronin para pesë vitesh, psataj ata i dhanë fund për një kohë për t’u takuar më vonë me njëri-tjetrin.

Në një intervistë L’Uomo Vogue, Harington tregon për kohën e aktrimit në sezonën e dytë, në Islandë, që një pjesë e madhe varej nga Rose Lesli dhe nga kontakti i tij.

-Advertisement-

“Vendi ishte i bukur dhe ndriçimi verior tejet magjik dhe atje unë isha dashuruar. Nëse tashmë je joshur nga dikush dhe, ndërkohë që ai person luan në serial rolin e dshurisë, bëhet aq e lehtë të dashurosh”, deklaroi ai.

Edhe Rose Leslie ka deklaruar për relacionin, ndonëse më pak se Harington.

“Kit është një njeri i mrekusllueshëm e një mik i dashur. Ishte një privilegj të punoje me të dhe fantastike që ne arritëm në një marrëveshje të mirë në jetën reale, meqë kjo bën që rolet tona të pranohen me vërtetësi e besueshmëri”, deklaroi Rose Leslie, transmeton RTK.

Mendohet se për bashkimin e këtyre dy dashnorëve rol të madh ka pasur Niole Kidman, që i ka bindur të jenë së bashku edhe në jetën reale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera