Yjet botërore që vizituan Kosovën (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus
21:50 | 29 August 2017
Kosova është një prej vendeve që, ndonëse i vogël, ka arritur që emri t’i dëgjohet larg.
Artistë të shumtë botërorë e kanë vizituar atë në kohë të ndryshme edhe atëherë kur Kosova njihej më pak kur e krahasojmë me sot, pasi tashmë emri i këtij vendi të vogël është bërë shumë më i përditshëm në botë kjo falë artistëve tanë që po na përfaqësojnë denjësisht dhe emrin e vendit të tyre po e përmendin në skena të mëdha e televizione të njohura botërore, shkruan KultPlus.
Një ndër figurat e njohura botërore që e vizitoi Kosovën e sapodalë nga lufta e vitit 1999, ishte edhe aktorja e famshme Angelina Jolie. Ajo njihet për humanizmin e saj nëpër botë, por asnjëherë askujt nuk do t’i kishte shkuar mendja që Jolie mund ta vizitonte edhe Kosovën.
Nickole Kidman, është një tjetër aktore shumë e njohur, e cila Kosovën e vizitoi gjithashtu pas mbarimit të luftës së vitit 1999. Ardhja e saj në Kosovë bëri bujë të madhe asokohe dhe fotografitë e saj gjatë kësaj vizite qarkullojnë edhe sot nëpër media.
Kosovën e kanë vizituar edhe yjet e muzikës, si James Blunt dhe Mariah Carrey. Blunt ishte pjesë e forcave ushtarake në Kosovë – KFOR-it, ndërsa Mariah ka performuar vetëm për forcat ushtarake të stacionuara në Kosovë në kuadër të KFOR-it.
Kthehemi të yjet e muzikës të cilët erdhën në Kosovë për të mahnitur publikun kosovar me performancat e tyre madhështore. Reperi 50 Cent, ishte artisti i parë botërorë që mbërtheu një prej skenave kosovare, duke e bërë publikun të fascinohet me performancën e tij që deri në atë kohë kishin pasur rast ta shohin vetëm në televizion.
Snoop Dogg, ishte reperi i radhës që performoi në stadiumin e Prishtinës duke mbledhur në këtë vend një numër tejet të madh të shikuesve. Pas 50 Centit dhe Snoop Lionit, në Prishtinë shkoi edhe reperi “The Game”, i cili gjithashtu mbajti një ndër performancat më të bukura që kishin ndodhur në kryeqytet.
Prishtinën e vizitoi edhe reperi tjetër xZibit dhe DMX, të cilët mbahen mend për atmosferën e mrekullueshme që kanë krijuar në kryeqytetin e Kosovës. Nga fusha e sportit, ishte vizita e futbollistit brazilian me famë botërore, Ronaldo i vjetër i cili në Kosovë ka fansa të panumërt
Edhe pse me prejardhje shqiptare, në këtë listë padyshim që mund të hyjnë edhe artistet Rita Ora dhe Dua Lipa, të cilat karrierën e tyre e zhvillojnë në botë dhe tashmë janë tejet të njohura atje.

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale t...
-
Qeveria për rritjen e tarifave të energjisë: Është e drejtë që të mos preken amvisëritë që konsumojnë më pak se 800 kWh
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka publikuar raportet konsultative pë...
-
Haradinaj për mospagesën e orëve shtesë të policëve: Këto skandale i shkojnë për shtati veç armiqve
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi policëve të Kosovës nuk ...
-
Policët ende pa kompensim për ndërrimet e natës dhe orët shtesë, Sindikata kërkon reagim nga Qeveria
Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj për vonesat...
-
Rritja e tarifave të energjisë, INDEP thotë se raportet e publikuara nga ZRrE-ja kanë mungesë të theksuar transparence
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka dërguar sot në Zyrën e Rregulla...
-
Trump: Mark Brnovich do të jetë ambasador i SHBA-së në Serbi
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur se e ka emëruar Mark Brno...
-
Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, miraton disa vendime
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj të 255-të në m...
-
Orav: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka vdẹkur
Në një kohë kur shumë njohës të rrethanave politike vlerësojnë se dialogu ndë...
-
Rritja e tarifave të energjisë, Ministria e Ekonomisë del me deklarim zyrtar
Ministria e Ekonomisë ka reaguar pas raporteve të ZRrE-së, lidhur me shqyrtim...
-
“Krenari”, Ramush Haradinaj reagon pasi shqiptari nga Tirana merr komandën e një luftanijeje amerikane
Një shqiptar ka marrë komandën e një luftanijeje të marinës amerikane, duke s...
-
Manaj do të jetë nënkryetari i ri i Prishtinës, premton angazhim dhe përkushtim
Shkëmb Manaj do të jetë nënkryetar i Komunës së Prishtinës. Pasi Alban Zog...
-
Berat Lahu njofton për largimin nga VV, ripërsërit akuzat ndaj Gëzim Sveçlës për çështjen e pronave në Badoc
Asamblisti i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Berat Lahu, ka bërë të ditur lar...