Lajme

Yıldırım: Lufta ndaj FETO-s do të vazhdojë me vendosmëri

Autori: Gazeta inFokus 14:40 | 12 July 2017

Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, tha sot në Stamboll se Turqia do ta vazhdojë me vendosmëri luftën kundër organizatës terroriste FETO, duke i ftuar qytetarët të mos e humbin besimin dhe të vazhdojnë ta mbështesin shtetin në këtë luftë, raporton Anadolu Agency (AA).

Yıldırım mbajti fjalim në Simpoziumin Ndërkombëtar mbi “15 Korrikun” në Fondacionin për Hulumtime Politike, Ekonomike dhe Shoqërore, ku tha se Turqia më 15 korrik u përball me tentativën më tradhtare për grusht shteti deri më tani.

Duke folur për largimet nga detyra shtetërore të personave të përfshirë në tentativën për grusht shteti, kryeministri turk theksoi se asnjë shtet nuk bashkëpunon me njerëz që nuk janë lojalë ndaj tij.

-Advertisement-

“Pse askush nuk i tha asgjë Gjermanisë kur gjatë bashkimit të dy Gjermanive 500 mijë punonjës shtetërorë u larguan brenda një nate”, tha Yıldırım.

Yıldırım më tej paralajmëroi se personat e involvuar do ta marrin dënimin e merituar. “Këta tradhtarë do të marrin dënimin e merituar brenda kornizave ligjore. Të mos ndikohet askush nga aktrimet e tyre si të pafajshëm”, tha ai.

Kryeministri Yıldırım theksoi se liderët politikë në historinë e Turqisë, përveç qeverive të liderit të ndjerë Necmettin Erbakan dhe presidentit aktual Recep Tayyip Erdoğan, kanë pasur marrëdhënie të mira me FETO-n.

“Në historinë e Turqisë, që nga viti 1966 kur kjo organizatë u shfaq, lufta ndaj kësaj organizate përbëhet nga dy periudha. E para është e të ndjerit Erbakan, kurse e dyta e qeverisë së AK Partisë, Recep Tayyip Erdoğanit. Liderët e tjerë pos tyre gjithnjë kanë pasur marrëdhënie të mira me organizatën”, tha Yıldırım.

Duke thënë se ka ende hapa që duhet ndërmarrë në luftën kundër organizatës terroriste FETO, Yıldırım tha se lufta ndaj saj do të vazhdojë me vendosmëri.

“Lufta do të vazhdojë me vendosmëri. Ajo që kërkoj nga populli këtu është që të mos e humb besimin dhe të vazhdojë të na ofrojë mbështetje”, theksoi kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera