Lajme

Xi Jinping paralajmëron “luftë të ftohtë” me SHBA-në, nëse vijohet politika e Trump

Autori: Gazeta inFokus 10:59 | 26 January 2021

Presidenti i Kinës, Xi Jinping , ka paralajmëruar Joe Bidenin, se ai rrezikon të hapë një luftë të re të ftohtë nëse vazhdon me politikat e paraardhësit të tij, Donald Trump.

Ai i bëri thirrje presidentit amerikan, që të mos lejojë krijimin e grupeve kundër Kinës, pasi një përpjekje e tillë nuk do të mënjanonte vendin e tij nga rrjetet globale ekonomike dhe teknologjike, por do të nënkuptonte nisjen e një lufte të ftohtë.

“Formimi i grupeve të vogla ose fillimi i luftërave të reja të ftohta në skenën botërore; përjashtimi, kërcënimi dhe frikësimi i të tjerëve, sanksionet vetëm do ta shtyjnë botën drejt ndarjes”, tha presidenti kinez.

-Advertisement-

Tensionet midis SHBA-së dhe Kinës arritën kulmin nën udhëheqjen e ish-presidentit Donald Trump, i cili zhvilloi një luftë tregtare kundër Pekinit dhe fajësoi Qeverinë kineze për pandeminë COVID-19.

Në vitin 2020, ekspertët paralajmëruan se SHBA-ja dhe Kina duket se ishin në prag të një lufte të re të ftohtë që mund të ketë pasoja të mëdha për ekonominë globale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera