Rozë

Xhuli për Vedatin: Nëse të gjithë burrat do të ishin si ai Kosova do të ishte pjesë e Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 15:27 | 04 March 2023

Xhuli Nura edhe mbrëmë (e shtunë) gjatë spektaklit të Big Brother VIP Kosova ka debatuar me aktorin Vedat Bajrami.

Vedati gjatë një diskutimit pak ditë më parë e quajti Xhulin me epitetin ‘komandante e Dubait’.

Xhuli u ndje e ofenduar madje me lot në sy ka kërkuar që Vedati të bëjë një falje publike ndaj saj.

-Advertisement-

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Mirëpo, edhe gjatë ditës së sotme (e shtunë), Xhuli është parë e acaruar teksa po diskutonte me Stresin për Vedatin.

Modelja nga Drenica ka rikthyer temën e luftës që kohë më parë e diskutoi me Vedatin duke e pyetur se pse nuk ka qëndruar të luftonte.

Xhuli i tha Stresit se vazhdon të ketë të njëjtën mendim për aktorin dhe se mendon që ai është ‘dështak’.

 

“Pse t’i kërkoj falje kur nuk e kam ofenduar, unë thjesht mendoj që është një dështak që nuk ka guxim me i dalë ballë kushdo që mundohet me hy në territor tëndin, pyetja e vetme që i bie pishman që nuk ia kam bërë, ‘nëse krejt kishin qenë si ti Vedat Bajrami çka kish ndodh me Kosovën, ku kishim me qenë sot, na nuk do të ishim në Big Brother po kishim qenë pjesë e Serbisë ose kishim ardh krejt në Shqipëri, por kemi burra që kanë luftuar e që i kanë dalë ballë serbit”, tha Xhuli.

Ndryshe, kujtojmë që pas debatit me Xhulin, Vedati mbrëmë u zgjodh i preferuari i publikut.

Ndërsa, theksojmë që e eliminuara e radhës ishte banorja nga Shqipëria, Melisa Lleshi. /Telegrafi/

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy