Rozë

Xhuli flet për njohjen jashtë: Gjërat që i lë pezull, t’i merr tjetri kur nuk je i vendosur

Autori: Gazeta inFokus 23:08 | 27 January 2023

Gjatë natës së sotme Prime të Big Brother VIP Kosova, Xhuli pos tjerash ka komentuar edhe rreth një djali, me të cilin e kishte lënë pezull raportin jashtë shtëpisë së “Vëllait të Madh”.

Për të njëjtin, Xhuli ka thënë se tanimë është vonë, duke lënë të kuptohet që fokusi i saj aktual është Atdheu.

“Ne e kemi lënë ‘jo’ për sa jam në BBVK dhe në qoftë se jemi të hapur dhe nuk ka ndodh asnjërit diçka siç mua po më ndodh, atëherë mundemi me fol përsëri. Edhe nëse lulet janë prej personit në fjalë tani është shumë vonë tani, duhet të veproni në kohë. Gjërat që i lë pezull, t’i merr tjetri nëse nuk je i vendosur”, ka thënë Xhuli pos tjerash.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera