Lajme

Xhevdet Tahiri emërohet u.d. i menaxherit në Trepçë

Autori: Gazeta inFokus 15:34 | 29 November 2018

Bordi Mbikëqyrës i Ndërmarrjes “Trepça” në mbledhjen e mbajtur të martën ka emëruar Xhevdet Tahirin në pozitën e udhëheqësit të detyrës së menaxherit.

Këtë e ka bërë të ditur kryesuesi i Bordit të Trepçës, Ardian Syla, përmes një postimi në facebook, shkruan Gazeta inFokus.

Syla ka shkruar se emërimi i Tahirit ka ardhë pasi –ish ushtruesi i detyrës ka shkuar në pushim vjetor ndërsa në dhjetor të këtij viti pensionohet.

-Advertisement-

“ Emërimi i z.Tahiri në këtë pozitë ka ardhur si rrjedhojë e miratimit të pushimit vjetor të ish ushtruesit të detyrës z. Miftar Hyseni i cili njëherit pensionohet në dhjetor të këtij viti”, ka shkruar Syla.

Ai po ashtu ka shtuar se Tahiri është pjesë e Trepçës mbi 15 vjet ndërsa është zotuar për Përmirësim të situatës së prodhimit.

“ Tahiri është magjistër i shkencave të xehetarisë dhe ka mbi 15 vite përvojë pune në Ndërmarrjen “Trepça”. Ushtruesi i detyrës së menaxherit të Trepçës është zotuar se do të punojë me përkushtim të madh me qëllim të përmirësimit të situatës në prodhim. Prodhimi në Ndërmarrjen “Trepça” ka shënuar rënie të vazhdueshme viteve të fundit për shumë arsye të ndryshme. Faktorë të ndryshëm kanë ndikuar në rënien e prodhimit siç janë fuqia e re punëtore, mungesa e investimeve kapitale, teknologjia e vjetëruar, mirëpo duke mos përjashtuar edhe mos disciplinën në punë si dhe mos respektimin e obligimeve që dalin nga kontrata e punës”, ka shkruar Syla./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera