Rozë

“Xhesika” provokon fansat nga plazhi (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:06 | 01 August 2017

Për një kohë shumë të shkurtë, aktorja e njohur Arta Nitaj ka arritur të bëhet njëra ndër më të përfolurat në mediet rozë.

Që nga paraqitja e saj në serialin komik “O sa mirë”, Arta ka kthyer gjithë vëmendjen nga vetja, transmeton Gazeta Express.

Përveç rolit të saj, Arta ka qenë shumë e përfolur për jetën e saj private.

-Advertisement-

Së fundmi për të në medie u përfol se është në lidhje me Brunon këngëtarin nga Shqipëria.

Bukuroshja me linjat seksi këto ditë është duke shijuar pushimet e saj në Ulqin.

Mirëpo ajo në pushime është e shoqëruar nga aktorja Adriana Matoshi dhe një tjetër shoqe e tyre.

Arta e cila është shumë aktive në rrjetet sociale pak më parë ka postuar një fotografi ku shihet vetëm në bikini në plazh./Gazeta Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera