Rozë

“Xhesika” çdo ditë e më seksi, përsëri ndryshon pamjen

Autori: Gazeta inFokus 12:02 | 27 September 2017

Aktorja Arta Nitaj ka kohë që ka marrë gjithë vëmendjen e publikut dhe medieve rozë.

Me rolin e saj si “Xhesika” në serialin komik “O sa mirë”, ajo u bë ndër më të përfolurat, transmeton Gazeta Express.

Por përveç rolit të saj, ajo u komentua shumë për bukurinë dhe linjat seksi.

-Advertisement-

Në sezonin veror Arta kishte bërë një ndryshim në pamjen e saj duke u bërë bionde.

Pas kësaj ajo kishte ndryshuar ngjyrën e flokëve duke i bërë në të kuqërremtë.

Por Arta nuk ka të ndalur.

Ajo përsëri vjen me ndryshime duke u kthyer përsëri në një zeshkane seksi.

Këtë e ka bërë vetë ajo duke përmes një video që ka postuar.

Ndryshe, Arta u përfol shumë edhe për jetën e saj private. Kohëve të fundit u tha se është në një lidhje me Brunon këngëtarin nga Shqipëria.

Ndërkohë Bruno mbrëmë publikoi projektin e tij “ A më do”, ku shfaqej në skena të nxehta së bashku me Artën.

Por, ditë më parë dyshja larguan njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në Instagram

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!

Të tjera