Sport

Xherdan Shaqiri realizon gol në fitoren e Lyonit ndaj Troyes

Autori: Gazeta inFokus 23:02 | 22 September 2021

Futbollisti me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri, e ka realizuar golin e parë me fanellën e Lyonit, pas transferimit nga skuadra e Liverpoolit, shkruan Gazeta inFokus.

Shaqiri ka shënuar një gol fantastik në minutën e 49’, në fitoren e Lyonit ndaj Troyesit me rezultat 3-1, në takimin e zhvilluar në kuadër të xhiros së shtatë në elitën e futbollit francez.

Dy golat tjerë për vendasit i realizuan Emerson (72’) dhe Lucas Paqueta (87’), kurse golin e vetëm për mysafirët e shënoi Xavier Chavalerin (45’).

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje, Lyoni renditet i gjashti me 11 pikë, kurse Troyesi mbetet i 17-ti me 5 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera