Sport

Xherdan Shaqiri mund të luaj në formacionin e parë

Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 16 October 2019

Legjenda e Liverpoolit, Charlie Adam ka thënë se Xherdan Shaqiri mund të luaj në formacionin e parë.

Shaqiri këtë sezon nuk ka arritur të luaj në formacionin e parë, gjë që ka bërë që të jetë i zemëruar me këtë fakt.

Mirëpo, Adam ka kërkuar nga lojtari të jetë i duruar, pasi mund të këtë vend të rëndësishëm në skuadër, transmeton KosovaPress.

-Advertisement-

“Mendoj se varet nga ai. Ka pasur disa lëndime në përgatitjet parasezonale. Në Liverpool të duhen lojtarët më të mirë. Ata që nuk luajnë duhet ta tregojnë vetën. Loja e tij është e mirë.

Ka talent, gjithmonë e ka pasur. Fatmirësisht mund ta tregojë vetën në Liverpool, por është vështirë në klub të tillë. Është mjaftueshëm i mirë për të krijuar raste dhe të shënoj gola, mund t’i ndihmoj klubit të fitojë kampionatin anglez”, deklaroi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera