Fokus

‘Xheparoshat’ e Kuvendit të Kosovës| Shpenzuan më shumë në para “cash” se sa në dhoma hoteli

Autori: Gazeta inFokus 14:22 | 30 October 2024

Deputetët e Kuvendit të Kosovës duket nuk janë lodhur të kursejnë buxhetin kur është fjala tek udhëtimet zyrtare jashtë vendit.

Këtë e dëshmon fakti se ata kanë shpenzuar më shumë para në shpenzime të vogla ose siç quhen ndryshe shpenzime xhepi se sa në akodomime për dhoma hoteli.

Metodë kjo që në të kaluarën është konsideruar si shfrytëzim i buxhetit të shtetit edhe për blerje të gjërave personale apo edhe keqpërdorime të tjera që janë arsyetuar me faturë.

-Advertisement-

Kjo sipas të dhënave që Gazeta Infokus ka siguruar nga Kuvendi i Kosovës në lidhje me shpenzimet në udhëtime zyrtare.

LEXO EDHE: Drekat e luksit: 6000 euro për tre dreka zyrtare të Saranda Bogujevcit

Ani pse konsiderohen shpenzime të vogla deputetët shpenzuan hiq më pak se 38 mijë e 935 euro në këtë kategori, që zë edhe vendin e dytë me shifrën më të madhe të shpenzimeve në udhëtimet zyrtare jashtë vendit.

Derisa akomodimet për dhoma hoteli buxhetit të shtetit i kanë kushtuar 37 mijë e 937 euro, shkruan Gazeta Infokus.

Infokusi në vazhdim do të publikojë edhe shpenzimet në total të Kuvendit që kalojnë shifrën 3 milionë euro, e të gjitha detajet e tjera.

Mban rekordin për shpenzime në mbushje telefoni, Mimoza Kusari – Lila shpenzoi afro 500 euro

Udhëtime zyrtare, bileta, dreka e telefon: Sa para shpenzoi për shtatë muaj Glauk Konjufca me kabinetin e tij?

Stafi politik i deputetëve shpenzon mbi një milionë euro për shtatë muaj

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera