Xhemal Ahmeti dhe prognoza e tij interesante, për fituesin e zgjedhjeve në Kosovë!
Autori: Gazeta inFokus 20:29 | 19 May 2017
Politologu Xhemal Ahmeti analizon mundësitë se si mund të sillen njerëzit në ditën e votimit. Ai mendon se një kategori qytetarësh është sensibilizuar për të mos votuar njerëz me biografi të inkriminuar, mirëpo sipas tij kriminaliteti si dukuri është imunizuar aq shumë saqë nuk merret si duket aq seriozisht.
Përveç kësaj në perceptimin e kategorive të ndryshme “krimineli” shpjegohet dhe përshkruhet në shumë mënyra.
“Çka aktualisht mund të themi është se vërehet një sensibilizim i shtresave të arsimuara për të votuar njerëz të pa korruptuar materialisht. Kësaj radhe vërehet se partitë nuk e perceptuan sa duhet sinjalin dhe gatishmërinë e masave për t’i ndëshkuar nëse ofrojnë njerëz të inkriminuar. Ose janë të sigurta se askush nuk i dënon për këtë punë. Kështu mund të shpjegohet shkaku pse ne listat e tyre – pa përjashtim – gjenden njerëz të vulosur si të korruptuar. Dhe kur themi të korruptuar nuk mendojmë vetëm në ata që janë ne gjyqe se akuzohen të abuzuar, por e kam fjalën edhe për ata që janë bërë milionerë me tenderë por që nuk i ndjek kush se “të zotë e aktualisht në anën e moralëve”, flasim edhe për ata pra që janë infiltruar nga organizata të huaja për të bërë sherre në shoqëri dhe të llojit”, thotë ai për GazetaBlic.
“Ngase dallimi ndërmjet dy blloqeve LDK, LVV dhe PDK+AAK+Nisma, sipas rezultateve të shkuara është vetëm 1.47, kjo masë e sensibilizuar kundër listave me të korruptuar mund të ndikojë se ku do të jetë shumica, pra sa më e madhe të jetë pjesëmarrja e neutralëve (nga shumica që nuk voton) aq me rrezik do të jetë për të dyja blloqet. E njëjta mirëpo – e ballafaquar me të korruptuar gjithandej – do të zgjeroj katalogun edhe me kushte tjera si; me kë jemi më të sigurt për integrim në BE, liberalizim, me kë jemi më të sigurt se nuk do të devijohet drejt ndonjë rruge tjetër, kush mund të pengojë radikalizmit, kush vërtet posedon me programe për ekonominë e mesme vendore, kush mund të siguroj vende pune për rajonin ku konkurron dhe të natyrës”, shpjegon matej Xhemal Ahmeti
Sipas ekspertit të politikave ballkanike në Zvicër, megjithatë koha deri në ditët e votimit është jashtëzakonisht e rëndësishme ngase:
“Besoj se, sipas kësaj matematike, si asnjëherë më parë mund të vendoste masa a partiake për fatin e Kosovës. E kjo masë ngase e donë shtet ligjor dhe prosperitetin drejt BE kërkon edhe programe të tilla. Tash pritet të shihet se cili bllok bind më së miri. Vetëm me propagandë të zëshme morale kundër korrupsionit, me parulla për bashkime e patriotizma që çojnë drejt izolimit asnjëra parti nuk duhet të llogaris se do të shtojë votat”.
Qytetarët e Kosovës do t`i drejtohen kutive të votimit me 11 qershor.
Të tjera
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...
-
Bedri Hamza thirrje diasporës: Regjistrohuni që të votoni dhe tregoni që Kosova mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, i ka bërë thirrje disaporës...
-
SHBA-ja thellësisht e shqetësuar me moscertifikimin e Listës Serbe
SHBA-ja ka shprehur shqetësimin për moscertifikimin e Listës Serbe nga Komisi...
-
Partia Socialdemokrate: Kurti e di që Lista Serbe do të certifikohet
Partia Socialdemokrate ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti e di që Lista...
-
Me para të shtetit, Ministra Nagavci po organizon një tubim të madh me 26 dhjetor
Kryetar i Unionit të Studentëve Shqiptarë, Ardit Dobi ka reaguar kundër organ...
-
E trishtë: Ky është i riu që humbi jetën në vetaksidentin e rëndë në magjistralen Pejë-Prishtinë
Një vetaksident trafiku i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen ...
-
Bedri Hamza do ta themelojë Fondin e Bursave: 25 milionë euro çdo vit si bursa do u ndahen studentëve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim edhe m...
-
“Partija Kosovskih Srba” e Aleksandar Jabllanoviq që Kosovës i referohet si “Kosovë e Metohi”, kalon në KQZ
Lëvizja Vetëvendosje e festoi si sukses të punës së saj moscertifikimin e Lis...
-
Vuçiq i “ankohet” Lavrovit në telefon: Kosova po përpiqet të ndalojë Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një bisede telefonike me minist...
-
Restaurohet një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës
Një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës, ministria e Kulturës bën të ditur ...