Lajme

Xhemaili pas raportit të Këshillit të Evropës: Sulmet ndaj mediave janë sulm ndaj vetë demokracisë së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 14:48 | 20 July 2026

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kushtrim Xhemaili, ka reaguar pas publikimit të raportit të Platformës së Këshillit të Evropës për Sigurinë e Gazetarëve, duke e cilësuar atë si një tjetër alarm serioz për gjendjen e lirisë së mediave në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas Xhemailit, raporti dokumenton se si partia në pushtet ka cenuar standardet e lirisë së mediave dhe ka rritur presionin ndaj gazetarëve.

“Çdo javë po nis me lajme të këqija për demokracinë në Kosovë. Raporti i fundit i Platformës së Këshillit të Evropës për Sigurinë e Gazetarëve është goditja e radhës. Ky raport dokumenton zyrtarisht se si partia në pushtet ka cenuar qëllimisht standardet e lirisë së mediave dhe ka rritur presionin ndaj gazetarëve”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Xhemaili ka theksuar se, sipas tij, në shënjestër nuk janë vetëm gazetarët, por edhe vetë demokracia dhe shtetësia e Kosovës.

“Nuk po sulmohen vetëm gazetarët, po sulmohet vetë shtetësia jonë. Kur një pushtet tenton të kontrollojë, shantazhojë dhe heshtë zërat kritikë, ai po tenton të zhbëjë themelet e demokracisë”, ka deklaruar ai.

Në fund, zëdhënësi i AAK-së ka bërë thirrje për ndaljen e sulmeve ndaj mediave dhe mbrojtjen e fjalës së lirë.

“Ndaleni sulmin ndaj fjalës së lirë! Kosova nuk do të lejojë instalimin e diktatit mbi median”, ka përfunduar Xhemaili.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy