Xhaviti Haliti sërish nuk shkon në seancën gjyqësore për sulmin ndaj Arben Gashit
Autori: Gazeta inFokus 13:49 | 08 July 2022
Si rezultat i mungesës së deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti sërish është shtyrë seanca e rigjykimit në rastin ku ai po akuzohet për sulm ndaj deputetit të LDK-së, Arben Gashit që kishte ndodhur në maj të 2018-ës.
Lidhur me mungesën e të akuzuarit Haliti, gjykatësja e rastit Sulltane Hoti deklaroi se i njëjti është ftuar në mënyrë të rregullt, mirëpo nga fletë kthesa e kthyer më 7 korrik 2022, rezulton se “i kanë lënë lajmërim me shkrim në këtë adresë, nuk erdhi ta tërheqë”.
Gjithashtu në seancë nuk prezantoi as avokati i autorizuar i të akuzuarit Haliti, avokati Kujtim Kërveshi, për të cilin gjykatësja Hoti tha se nuk është kthyer fletë kthesë në gjykatë.
Po ashtu, në seancë nuk ishte i pranishëm as i dëmtuari Arben Gashi, për të cilin gjykata e ka ftuar me ftesë mirëpo për të njëjtin asgjë nuk është kthyer nga zyra e dorëzuesve të gjykatës.
Në këtë seancë i pranishëm ishte vetëm prokurori Fisnik Jakupi.
Andaj pasi që gjykatësja Hoti konstatoi që nuk janë plotësuar kushtet ligjore për mbajtjen e këtij shqyrtimi gjyqësor, seancën e sotme e ka shtyrë në kohë të pa caktuar.
“Seanca e radhës do të caktohet pas pranimit të njoftimeve lidhur me ftesat e grupuara për këtë seancë”, tha gjykatësja Hoti.
Më 9 qershor të këtij viti kishte dështuar shqyrtimi gjyqësor shkaku se Xhavit Haliti ishte në udhëtim jashtë vendit.
Në tetor të 2019-ës, Gjykata Themelore në Prishtinë i kishte dënuar me nga 1 mijë e 250 euro gjobë deputetin e PDK-së, Xhavit Halitin dhe ish-deputetin e AAK-së, Gani Dreshaj, për sulm dhe kanosje të deputetit të LDK-së, Arben Gashi.
Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur në maj të vitit 2019 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, i akuzuari Xhavit Haliti më 18 maj 2018 në Kuvendin e Kosovës në Prishtinë me dashje ka sulmuar deputetin- tani të dëmtuarin Arben Gashi, duke e shtyrë me krahë dhe bërryl në gjoks.
Me këtë, Haliti po akuzohet se ka kryer veprën penale “Sulmi” nga neni 187, par.1 të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme me gjobë ose me burgim deri në tre vjet./BetimipërDrejtësi
Të tjera
-
Dua Lipa e shokuar bën thirrjen e fortë për ndaljen e gjenocidit izraelit në Gaza
Në tetor, artistja nga Kosova me famë botërore, Dua Lipa, ishte një nga shumë...
-
Njohja e Kosovës, grinden Gjermania dhe Spanja
Çështja e njohjes së Kosovës nga Spanja doli edhe gjatë diskutimit të takimit...
-
Ministria e Shëndetësisë jep 28 mijë euro për bileta aeroplani
Ministria e Shëndetësisë në krye me ministrin, Arben Vitia ka hapur një tende...
-
Konjufca: Mendoj se ditët e fundit goxha shumë janë zvogëluar shanset për shpërndarjen e kuvendit
Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se marrëveshja për të...
-
VV-ja në një vjetorin e sülmit në Zveçan: Sot atje pamja është ndryshe, Komuna ka kryetar, stemë e flamur të Republikës
Sot një vit më parë në Zveçan pati protesta të dhunshme të qytetarëve serbë n...
-
Memli Krasniqi mban konferencë sot në ora 14:30
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sot do të mbajë ko...
-
Çmimet e derivateve në Kosovë ndër më të lirat në rajon, flasin nga Shoqata e Naftëtarëve
Çmimet e naftës në botë raportohet se janë rritur të mërkurën për shkak të pr...
-
Avokati i Krasniqit: Një dëshmitar ka thënë se i kujtohet që Rugova i është referuar UÇK-së si “lojë serbe”
Në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasn...
-
Gjermanët dhe spanjollët grinden në Bruksel për Kosovën pas vendimit të Madridit për ta njohur Palestinën
Vendimi i Spanjës për të njohur Palestinën si shtet ngriti pyetjen se pse Spa...
-
Kamenica bënë gati 30 mijë euro për avokat
Komuna e Kamenicës ka hapur tender për “Shërbime juridike dhe të përfaqësimit...
-
Sulmohet fizikisht avokati i Sali Berishës, dërgohet në spital
Avokati i Sali Berishës, Sokol Mëngjesi ka rënë pre e dhunës ditën e sotme në...
-
1576 besimtarë nga Kosova do udhëtojnë për në haxh, të dielën nisja e parë
Këshillat e Bashkësisë Islame anekënd Kosovës kanë filluar përgatitjet për ni...