Xhavit Haliti zbulon bisedën me Sali Berishën: Më tha se nëse thehen ligjet, do të merren masa
Autori: Gazeta inFokus 22:36 | 21 January 2023
Raportet mes liderëve shtetëror të Shqipërisë e udhëheqësve të UÇK-së gjatë kohës së luftës së fundit në Kosovë, shumë herë kanë qenë pjesë e diskutimit publik e jo vetëm.
Në lidhje me këtë çështje, ka folur edhe një prej atyre që ka qenë i autorizuar të mbante kontakte me krerët shtetëror në Shqipëri.
Xhavit Haliti në emisionin “n’Demos” ka treguar se kush ishte lidhja e tij kryesore në Shqipëri.
“Në kohën kur unë e kam takuar Ramizë Alinë, ne e kemi takuar si organizatë qysh në vitin ’90 zyrtarishtë, unë dhe Emrush Xhemajli kemi qenë disa ditë bashkë në Shqipëri. Janë arkivat që i kemi dërgu dikur, që kemi bërë kërkesa ndonjëherë edhe të paarritshme, e që në analizat e tyre kanë thënë se këta qenkan ekstremista po dojnë me na fut në luftë. Kam takuar njerëz kryesor me të cilët i kam mbajt lidhjet me shtetin shqiptar, me rënien e Ramizit, ka ardh Sali Berisha, aty kam pasur lidhjen kryesore me Adem Qopanin, gjenerali, ai ka pasur një problem me të cilin e kam bisedu me të, ai e ka dhënë një urdhër që të sulmohet faqja e malit që depot që kanë qenë në Berat, sipas tij depot e armatimit aty kanë qenë të gjitha llojet e armatimit, qëllimi ka qenë që me i frikësu që mos me i hap depot, dhe socialistët e quanin tradhtar se ka dashur ta bombardonte malin, edhe demokratat se kanë dashur, dhe ai iku, e ka jetu në Amerikë”, ka deklaruar ai.
Haliti ka treguar se në të gjitha qeveritë ka pasur një imunitet mbrojtës të lëvizjes e veprimtarisë në territorin shqiptar.
“Adem Qopani ka qenë lidhja ime me Berishën, jemi takuar me të edhe në zyre, unë Berishën e kam takuar edhe pa u bërë president, kemi nejt kemi bo muhabete, jemi fjalos e jemi pajtu, familjarisht e kam njoftë, unë sa kam nejt në Shqipëri kam pas një mbrojtje që mos mem ngacmu askush, pra e njëjta ka vlejt edhe në kohën e Ramizë Alisë e atë të Sali Berishës e të tjerëve me radhë. Z.Berisha në një moment na patë thënë se unë ju lejoj sa t’iu lejojnë ligjet e Shqipërisë, në atë moment që ligjet thehen, do të merren masa. Aty ai na pat thënë se ju keni diçka më shumë me socialistat, por ne brenda organizatës e kemi pasur një rezolutë, që raportet me Shqipërinë i ndërtojmë vetëm me shtetin shqiptar e nuk futemi në luftëra politike atje. Mua personalisht strukturat e shtetit shqiptar më kanë respektu më shumë se sa e kam meritu”, ka thënë ai.
Të tjera
-
Vllasi: E pakuptueshme që Kosova me sjelljet e veta rrezikon pranimin në KiE
Njohësi i rrethanave politike, Azem Vllasi ka thënë se Kosova po e humb një m...
-
Specialja ua vazhdon paraburgimin Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për va...
-
Tahiri: Një pjesë e pushtetit është verbuar skajshmërisht, tjetra vazhdon me eksperiment pas eksperimenti
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahir...
-
Abelard Tahiri viziton Hashim Thaçin në Hagë -jep detaje nga takimi me të
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, e ka vizituar në Hagë i...
-
Dyshimet e Dukagjin Goranit: Kurti e Krasniqi diskutuan për t’ia shkurtuar mandatin Presidentes
Analisti Dukagjin Gorani ka hedhur dyshime se darka mes kryeministrit Albin K...
-
Propozimi i Qeverisë për të shkruar draft për Asociacionin, deklarohet Bashkimi Evropian
Bashkimi Evropian (BE) ka thënë të enjten vonë se e ka “të pamundur” ta vlerë...
-
Ahmeti tallet me letrat e qeverisë: Me i mbledhë, goxha njëfarë libri del
Shpend Ahmeti është tallur me letrat që qeveritarët ia kanë dërguar ndërkombë...
-
E rëndë: Polici vr*t ish kolegen në komisariatin e policisë
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e së enjtes në Anzola dell’Emilia,...
-
Spahiu: Asociacioni do t’i shërbejë Serbisë për të futur një këmbë në Kosovë
Ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Avni Spah...
-
Maliqi: Perëndimi është bindur që Kosova nuk është negociatore dhe palë serioze, për Vuçiqin nuk ka fitore më të madhe
Analisti Agon Maliqi ka thënë se perëndimi është bindur që Kosova nuk ëshë ne...
-
“PDK-ja dhe VV-ja do të hyjnë në koalicion pas zgjedhjeve”
Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, tha se pas takimit të fundit në mes të ...
-
Knaus thotë se letra e treshes evropiane iu dërgua Kurtit para asaj të Gërvallës në KE
Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, ka deklaruar se letra ...