Lajme

Xhavit Haliti e lavdëron Bedri Hamzën: Njeri me intregritet e përvojë, garanton qeverisje të mirë

Autori: Gazeta inFokus 21:26 | 20 August 2024

Xhavit Haliti, deputet i PDK-së, ka folur rreth figurës së Bedri Hamzës, kandidatit të PDK-së për kryeministër të Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025.

Në Tëvë 1, Haliti tha se Hamza është njeri me integritet. Tutje, sipas Halitit, Hamza është njeri që i garanton Kosovës një qeverisje të mirë.

“E di që Bedriu është njeri me integritet, me përvojë, është njeri që i garanton Kosovës një qeverisje të mirë, sepse Bedriu nuk ka zbritur me parashutë në politikë dhe në administrim qeverisës. Fati i madh i Bedriut është se ai ka qenë gjithmonë pjesë e këtyre organeve kryesisht financiare që kanë pasur të bëjnë me Kosovën” – tha Haliti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera