Lajme

Xhavit Haliti e godet fort Anton Quni!

Autori: Gazeta inFokus 21:40 | 16 May 2017

Nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti në një intervistë për RTK-në i është përgjigjur akuzave të rënda të Anton Qunit, që kishte bërë në drejtim të udhëheqësve të partisë më të madhë në vend.

Haliti ka thënë se do të vijë koha që “do t’i tregojmë edhe Anton Qunit se kush ka luftuar e kush e ka lëshuar frontin”.

Sipas tij, edhe ne nuk e dijmë se çka ka bërë Anton Quni në luftë, ku ka qenë, në cilin front etj.

-Advertisement-

Deputeti i LDK-së ditën kur u rrëzua qeveria e Kosovës, ka theksuar se drejtuesit e PDK-së janë frikacak dhe se shumë herë e kanë lëshuar edhe frontin.

Madje, ai ka thënë se do të qëndroj në Kuvend derisa Kadri Veseli e Hashim Thaçi të shkojnë në burg, ngase sipas tij, këta janë njerëzit kryesor që e kanë shkatërruar Kosovën dhe që e kanë ndarë veriun e vendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera