Lajme

Xharra i ka “dy tri fjalë” për gjuhën e Ismailit

Autori: Gazeta inFokus 08:02 | 14 July 2017

Xharra ka folur për deklaratën e Ismailit

Anëtarja e PDK-së, Arbana Xharra ka thënë se si asnjë përfaqësuese e Vetëvendosjes dhe asnjë grua tjetër nga partitë tjera nuk ka pasur guxim të kritikoi gjuhën degraduese të Ismailit ndaj Ganimete Musliut.

“Une personalisht jam distancu nga bashkepartiaku Hajdar Beqa kur perdori gjuhe fyese ndaj Mimoza Kusarit, sot asnje perfaqesuese e Vetevendosjes dhe asnje grua nga partite tjera nuk pati guxim te kritikoi gjuhen denigruese deri ne skaj te Fisnik Ismailit ndaj Ganimete Musliut. Me keqardhje me duhet te ju them shumices prej juve, ju nuk perfaqesoni vlera pos interesa personale, kur jeni ne gjendje me heshte kur fyhet kaq rende nje grua. Turp per ju”, thuhet në postimin e Xharrës.

-Advertisement-

Ndryshe Musliu me anë të një statusi kishte prekur familjen e Ismailit, ”ani, mirë e ka, pasi tash ka fituar edhe mandatin e deputetit, ky ma i butë se ai shoku i tij “Skenderbeu” ( baba i tij me alltia u endeke në Kosovën e vrarë të vieve 98-99 nga Millosheviqi atë kohë, e me leje të tij”, thuhej në postimin Musliut.

Kurse ky ishte reagimi i Ismailit ndaj deklaratës së Musliut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera