Lajme

Xhandarmëria serbe në Kosovë, Anton Quni: Po presim informacionet e sakta nga KFOR-i!

Autori: Gazeta inFokus 11:31 | 08 August 2020

Institucionet e Republikës së Kosovës janë duke marrë informacione nga zyrtarët e trupave të armatosur ndërkombëtare, KFOR, rreth futjes së xhandarmërisë serbe në fshatin Karaçevë të Kamenicës.

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni ka konfirmuar se që nga mbrëmë kanë nisur mbledhjen e detajeve rreth veprimit të xhandarmërisë serbe në territorin tonë.

I pari i MM-së tregoi, për “Indeksonline”, se për këtë rast pati një bisedë direkte edhe me komandantin e forcave të NATO-së në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Michele Risi.

-Advertisement-

“Jemi në kontakt me autoritetet e komunës, kryeministrin, komandantin e KFOR-it. Pra, po mbledhim informacioneve për ta kuptuar saktë se çka ka ndodhë. Personalisht kam biseduar me komandantin e KFOR-it. Po presim informata e saktat dhe shpjegimet që bëhen nga komandana e KFOR-it”, është shprehur ai.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se janë angazhuar të gjitha organet përkatëse për të vlerësuar rastin.

“Shpejt do të kem një raport të detajizuar. Qytetarët tanë në atë pjesë nuk do të jenë pa mbrojtje të institucioneve. Veprimet tona do të jenë në përputhje me kushtetutën dhe ligjin, si dhe të koordinuara me të gjithë mekanizmat e sigurisë në vend”, është shprehur ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera