Sport

Xhaka shënon në fitoren e Arsenalit ndaj Man Unitedit

Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 23 April 2022

Arsenali ka vazhduar me fitore në Premier Ligë, duke vazhduar kështu edhe garën për pozitën e katërt në tabelë.

Pas fitores në derbin ndaj Chelesas, skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta e ka fituar edhe derbin ndaj Manchester Unitedit.

Ndeshja e javës së 34-të e zhvilluar sot në “Emirates Stadium” ka përfunduar me rezultatin 3:1.

-Advertisement-

Nuno Tavares (3’), Bukayo Saka (20’ nga penalltia) dhe Granit Xhaka (70’) shënuan golat e fitores për “Topçinjtë”, shkruan Express.

Kurse, golin e vetëm për “Djajtë e Kuq” e shënoi Cristiano Ronaldo në minutën e 34-t. Mysafirët kishin rast të mirë në minutën e 57-të për të shënuar, por Bruno Fernandes nuk u tregua i saktë nga penalltia.

Arsenali pas kësaj fitore ka 60 pikë dhe renditet i katërti në tabelë, tri më shumë se Tottenhami që ka një ndeshje më pak.

Kurse, Manchester United me 54 pikë renditet i gjashti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera