Sport

Xhaka, pretendent për golin më të bukur të vitit në Zvicër (Video)

Autori: Gazeta inFokus 07:30 | 10 January 2019

Mesfushori i kombëtares shqiptare të futbollit, Taulant Xhaka është kthyer prej vitesh në një pikë referimi për skuadrën e tij, Bazel, por këtë sezon ka spikatur mes të tjerave edhe për disa veprime të bukura.

Perla e tij në sfidën e zhvilluar kundër Young Boys ka marrë vlerësime të mëdha dhe është pretendente serioze për çmimin e “golit më të bukur të 2018-s”.

Në kanalet zyrtare në rrjetet sociale, Bazeli u ka bërë thirrje tifozëve të bashkohen të gjithë për votat e tyre pro Taulant Xhakës.

-Advertisement-

Futbollistët dhe trajnerët më të mirë do të jenë të pranishëm më 28 janar në Luzernë, për ceremoninë prestigjioze ku do të vlerësohet mes të tjerëve dhe goli i vitit.Të gjithë tifozët shqiptarë që do të duan të votojnë Taulant Xhakën, mund ta bëjnë këtë në faqen zyrtare të Federatës zvicerane, deri më 18 janar, në orën 12:00.

Bie në sy se, mes pretendentëve për golin e vitit janë gjithashtu futbollistë të tjerë me origjinë shqiptare. Arijan Qollaku ka spikatur me rrjetën e tij me Schaffhausen, ndërsa në listë janë dhe Ekzon Kllokoqi e Pajtim Kasami, që luajnë respektivisht me Rapersvil dhe Sion.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera