Sport

Xhaka luajti i lënduar, mjeku tregon dhimbjet dhe pasojat për lojtarin

Autori: Gazeta inFokus 12:52 | 08 July 2024

Ashtu siç tha edhe vetë Granit Xhaka në fund të ndeshjes mes Zvicrës dhe Anglisë ka luajtur për 120’ me një lëndim në muskul.

Për të marrë vesh më shumë rreth pasojave të vendimit që mori Xhaka kur vendosi të luante ka thënë të vetën mjeku i specializuar i “Hirslanden Clinic”.

“Nga ana fizike nuk është një lëndim i madh, por të aktivizohesh për aq shumë minuta me atë problem më kofshë nuk është e lehte. Dhimbja e atij lëndimi është e fortë pasi duket sikur dikush të ngul një thikë”, tha Valter O. Frey.

-Advertisement-

I pyetur nëse do të kishte pasoja për shëndetin e Xhakës, mjeku u shpreh se: “Shanset që të ketë dëmtuar të tjerë muskuj nuk janë të mëdhenj. Por nëse çalon si një 85-vjeçar ditët pas ndeshjes nuk duhet të habitet pasi ka vendosur trupin e tij nën stres të madh”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera