Sport

Xhaka kërcënon Ronaldon

Autori: Gazeta inFokus 11:31 | 06 October 2017

Granit Xhaka beson se Zvicra ka potencial ta mposhtë Portugalinë e Cristiano Ronaldo

Zvicra e shqiptarëve do të zhvilloj dy ndeshje të rëndësishme ndaj Hungarisë me 7 tetor, dhe ndaj Portugalisë me 10 tetor.

Ndeshja ndërmjet kampiones në fuqi të Evropës, Portugalisë dhe Zvicrës, që luhet në Lisbonë, është e fundit e ciklit eliminator për “Rusia 2018” dhe pritet të vendosë për lideren e grupit, e cila siguron direkt pjesëmarrjen në Botëror.

-Advertisement-

Zvicra aktualisht mban vendin e parë me 24 pikë, ka fituar të gjitha tetë ndeshjet, kurse Portugalia është e dyta me 21 pikë në Grupin B.

“Pse duhet të fitoj Zvicra? Sepse ne kemi mjaft klasa dhe vetëbesim në ekip. Ne kemi respekt, natyrisht, por nuk kemi frikë nga kampioni i Evropës”, ka deklaruar Xhaka për Blick, përcjell Express.

Në ndeshjen e parë Zvicra e kishte mposhtur Portugalinë, e cila ishte pa yllin e saj, Cristiano Ronaldon.

“Do të jetë një lojë e ndryshme sesa në ndeshjen e parë. Nëse e humbisni ndeshjen tuaj të parë si kampion evropian, ju e dini se çfarë do të ndodhë me ju. Cristiano Ronaldo nuk ishte në takimin e parë. Portugalia me Ronaldon është ndryshe”, ka theksuar ylli i Arsenalit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera