Sport

Xhaka flet si kapiten i Zvicrës: Dua ta drejtoj ekipin që të shkruajmë përsëri histori në Gjermani

Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 14 June 2024

Mesfushori kosovar me shtetësi zvicerane, Granit Xhaka, ka thënë se performanca e Zvicrës në Euro 2020, u ka dhënë besim atyre se mund të lënë gjurmë serioze në Kampionatin Evropian që do të nisë sot.

Xhaka tha se ka besim të madh në kampin e Zvicrës, teksa përmendi fitoren kundër Francës, e cila i çoi zvicëranët për herë të parë në çerekfinale.

“Ndihej si një njohje për ne [arritja në çerekfinale të Euro 2020], për stafin, por edhe për të gjithë Zvicrën. Ndeshja kundër Francës tashmë ka hyrë në librat e historisë”.

-Advertisement-

“Ne do ta kujtojmë gjithmonë atë lojë. Nëse do të kishim pak më shumë fat, ndoshta do të kishim eliminuar spanjollët”.

“Fatkeqësisht, gjatë gjuajtjes së penalltive nuk e patëm fatin në anën tonë. Kjo tregoi edhe një herë se jemi një ekip i mirë dhe se së bashku mund të arrijmë diçka. Ky është synimi ynë tani edhe për turneun në Gjermani. dhe ne do të japim gjithçka për të bërë histori përsëri”, tha Xhaka, shkruan Sportsmole, transmeton Klankosova.tv.

Më tej,  Xhaka foli edhe për shiritin e kapitenit të Zvicrës, për të cilin tha se “ta drejtosh ekipin kombëtar, është një burim krenarie për mua”.

“Dua ta drejtoj ekipin që të shkruaj përsëri histori në Gjermani, në mënyrë që ky ekip të mbahet mend dhe ne do të punojmë shumë për ta arritur këtë”.

“Shumë nga lojtarët tanë kanë fituar tituj këtë sezon. Por shumë lojtarë kanë arritur gjithashtu në Ligën e Kampionëve, dhe kjo u jep atyre motivim dhe vetëbesim, dhe ne gjithashtu e ndiejmë këtë gjatë stërvitjes”, tha ai.

Zvicra është në grupin A me Gjermaninë, Hungarinë dhe Skocinë, teksa Xhaka tha se Zvicra duhet të luajë lojë perfekte kundër Hungarisë.

“Ne duhet të luajmë një lojë perfekte kundër Hungarisë dhe të qëndrojmë të përqendruar për 90 minuta. Dhe ne kemi nevojë për frymë ekipore. Së bashku jemi të fortë. Shpresojmë që do të jemi në gjendje ta tregojmë këtë në ndeshjen tonë të parë të shtunën.

Zvicra do të hyjë në Euro 2024 pas një barazimi 1-1 me Austrinë në një miqësore më 8 qershor, dhe ata janë të pamposhtur në katër ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera