Sport

Xhaka flet për kartonët e kuq: Nuk do ta ndërroj kurrë stilin (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 08 May 2017

Granit Xhaka ka folur pas super golit që e shënoi përballë Manchester Unitedit.

Mesfushori shqiptar realizoi super gol për Arsenalin në fundjavë, në fitoren prej 2:0 ndaj Manchester Unitedit, shkruan Gazeta Blic

24-vjeçari është ndëshkuar me të verdhë 11 herë këtë sezon dhe është përjashtuar dy herë nga loja me të kuq, por ai nuk është fare i shqetësuar me këtë bilanc të tij.

-Advertisement-

Xhaka ka thënë se nuk plane të ndryshojë stilin e tij të lojës, përkundër përjashtimeve dhe numrit të madh të kartonëve të verdhë.

“Në futboll ju kritikoheni nëse përjashtoheni nga loja”, deklaroi Xhaka.

“Është stili im i lojës dhe askush nuk mund të ma ndryshojë. Edhe nëse marrë një tjetër karton të kuq, ajo prap do të ndodhë. Ju bëheni më të zgjuar, ndoshta tregoheni më të kujdesshëm dhe që nga kartoni im i fundit i kuq, mendoj se gjërat janë përmirësuar”, ka shtuar mesfushori i kombëtares së Zvicrës.

“Për mua futbolli është i njëjtë kudo, topi është i rrumbullakët, por ndoshta teknikisht gjërat këtu janë ndryshe krahasuar me klubet e tjera ku kam luajtur”, ka përfunduar Xhaka.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera