Sport

Xhaka flet pas finales së humbur, përgëzon Atalantën për triumfin

Autori: Gazeta inFokus 08:12 | 23 May 2024

Granit Xhaka dhe Bayer Leverkuseni kanë pësuar humbjen e parë sezonale dhe ajo ka ardhur në finalen e Ligës së Evropës.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë është mposhtur në finalen e Dublinit me rezultat të thellë 3-0 nga Atalanta e cila fitoi për herë të parë në histori trofeun e Ligës së Evropës.

Mesfushori shqiptar Granit Xhaka ishte në fushë për Bayer Leverkusenin, por nuk ishte në ditën e tij më të mirë dhe nuk kishte se çfarë të bënte ndaj Atalantës, skuadër që ishte perfekte në çdo pozitë të fushës.

-Advertisement-

Granit Xhaka ka folur pas ndeshjes, duke përgëzuar skuadrën italiane dhe ka pranuar se asgjë nuk shkoi mirë në finalen e Dublinit.

“Nuk ka të bëj me ecurinë e rezultateve. Ka të bëj me ndeshjen. Humbëm, ky është futbolli. E përgëzoj Atalantan, kaq. Keq që gjërat nuk shkuan mirë, nuk ia dolëm”.

“Por në vikend e kemi një tjetër finale. E dinim se Atalanta do të na fuste në presion, kemi humbur topin, por do të bëjmë më mirë në vikend”, ka deklaruar Xhaka pas ndeshjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera