Sport

Xhaka dhe Xhemaili kanë shënuar për Zvicrën

Autori: Gazeta inFokus 20:30 | 27 March 2018

Përfaqësuesja e Zvicrës i ka shënuar katër gola në pjesën e parë të ndeshjes miqësore kundër Panamasë.

Dy prej golave u realizuan nga futbollistët shqiptarë që e përfaqësojnë këtë shtet, Blerim Xhemaili dhe Granit Xhaka.

Xhemaili ishte futbollisti, i cili e shënoi golin e parë dhe e zhbllokoi rezultatin në minutën e 22-të. Mario Gavranovic ishte asistues.

-Advertisement-

Epërsinë e dyfishoi Granit Xhaka me një gol të shënuar nga pika e bardhë.

Breel Embolo (33′) dhe Steven Zuber (39′) i shënuan dy golat tjerë në pjesën e parë.

Me të filluar gjysma e dytë, Zvicra e shënoi edhe golin e pestë në këtë takim.

Nuk ka dyshim se helvetikët do ta fitojnë këtë ndeshje, ndërsa pritet të shihet se me çfarë rezultati.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera